AKTUALITET, 9 Shtator 2024, 16:49

Konsum anemik? Inflacioni ra në 2% në gusht, çfarë ndodhi me çmimet

Konsum anemik? Inflacioni ra në 2% në gusht, çfarë ndodhi

Të raportuara nga vet qytetarët në terren por dhe në rrjete sociale, shtrenjtimi i çmimeve nga sektori i shërbimeve gjatë muajve të verës, u përfol gjerësisht duke reflektuar dhe situatën reale. Por Instituti i Statistikave tregon se inflacioni zbriti ne 2% ne muajin gusht. Treguesi i ndryshimit të çmimeve pësoi një rënie, krahasuar me një muaj më parë por dhe gusht 2023.

Ndonëse një inflacion 2%, grupi i ushqimeve ndikoi më së shumti në ndryshimin e çmimeve në muajin gusht. Brenda së cilit nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet patën rritjen më të lartë, pasuar nga bulmetrat, peshk, mish etj. Baret, restorantet dhe hotelet patën ndikimin më të ulët në rritjen e çmimeve në muajin gusht, ndonëse ishte një ndër shkaqet kryesor që stepën shqiptar e turistë të frekuentonin qytete të ndryshme, kryesisht ato bregdetare.

Pozitivisht në rënien e inflacionit prej muajsh me radhë vijon të ndikojë grupi i karburanteve. Inflacioni do të jetë një nga treguesit bazë në skemën e pensioneve por dhe indeksimin e pagave në vitin 2026. Një inflacion në këto nivele, veç konsumatorëve është lajm i mirë edhe për ata që kanë kredi në banka.