TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SPAK po bëhet gati të mbyllë hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit është njoftuar që të këtë të mërkurë në orën 12 të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme, për t’i komunikuar akuzën. Ndërkohë hetimet janë mbyllur edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, i cili duhet të paraqitet brenda të njëjtës datë për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14:00.
Por nuk bëhet me dije se cilat janë akuzat e zyrtarizuara nga SPAK, të cilat duhet t’u bëhen prezente Berishës, prej dhjetorit 2023 nën arrest shtëpi. Nën arrest shtëpie është edhe Jamarbër Malltezi.
Vjeshtën e 2023 Gjykata e Posaçme shpalli tre masa sigurie duke vendosur detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit i cili nuk u paraqit për tu njohur me masën, kurse dhëndëri i tij nga arrest me burg përfundoi nën arrest shtëpie.