TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi pasi zbuloi emrat të cilët janë zgjedhur nga votimi për organet e larta drejtuese të Partisë Socialiste, bëri një analizë më të thellë.
Ndër të tjera, ai i dha rëndësi vendimit për më shumë se një drejtues në Tiranë dhe foli për votën e diasporës, drejtuesi politik i të cilës është Taulant Balla, ku tha se i kanë dhënë rëndësi të veçantë, për ta bërë reale. “Ne synojmë të bëjmë reale votën e diasporës, ta ndjekim në krijimin e strukturave të forta”, tha Sekretari i Përgjithshëm.
Klosi tregoi dhe arsyen se pse ka tre drejtues për Tiranën nga ana e PS, ndërkohë që nga opozita është vetëm Belind Këlliçi. Ai tha se; “Tirana është beteja më e madhe dhe kështu e kanë gjykuar. Është garë, secila forcë politike ka strategjitë e saj. Partia Demokratike e ka gjykuar me një drejtues, ne mendojmë se duhet të jetë më shumë. Duhet të kemi edhe shumë forca, edhe nga figurat e rëndësishme. Do të ketë shumë forca që do garojnë meqë është dhe hapësira e madhe, në Tiranë kërkohet ai numri i nevojshëm”, u përgjigj Klosi.