AKTUALITET, 28 Prill 2022, 14:47

U arrestua tri ditë më parë, gjykata liron ish-drejtorin e burgut të Reçit

U arrestua tri ditë më parë, gjykata liron ish-drejtorin e burgut

Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur  masën “arrest shtepie” për drejtorin e burgut të Reçit, Ervis Zika, i cili u arrestua pak ditë më parë. 

Reçi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar futjen e sendeve pa kontroll për të dënuarit, si dhe ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive. Arrestimi i Zikës u krye nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ndërsa urdhëri për arrestimin është dhënë nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Pala mbrojtese kërkoi një masë lehtësuese për faktin se drejtori i burgut nuk përbën rrezikshmëri për ikjen nga vendi.

Hetimi ndaj drejtorit të burgut te Reçit do të vijojë në kushtet e arrestit të shtëpisë.

Vendimi u dha nga gjyqtarja e shkallës së parë në Shkodër, Izabela Radovani ndërsa prokurore e çështjes ishte Shqiponja Milla.