AKTUALITET, 28 Prill 2022, 14:38

Klos/ 63-vjeçari rrëzohet nga lartësia teksa mblidhte bimë medicinale, niset drejt Tiranës me helikopter

Klos/ 63-vjeçari rrëzohet nga lartësia teksa mblidhte bimë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Gurrë të Klosit.

Një 63-vjeçar dyshohet se ka rënë nga një lartësi e madhe, duke u plagosur rëndë në kokë.

Shtetasi me inicialet K.C. është transportuar me urgjencë në spitalin e Burrelit, ku edhe ka marrë ndihmën e parë.

Për shkak të plagëve të rënda, bluzat e bardha të këtij spitali kanë vendosur transportimin me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes nëse 63-vjeçari ka qenë me bagëti apo duke mbledhur bimë medicinale.