TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas operacionit të finalizuar në Londër për kapjen e tre personave të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj pak ditë më parë në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin.
Ai shprehet se tashmë po vijon puna për kapjen e personave të tjerë të cilët rezultojnë se janë të përfshirë në ekzekutimin kriminal të Nikulajt dhe vënien e tyre para drejtësisë.
“Përgëzime Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë britanikë për lajmin e konfirmuar për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shëngjin disa ditë më parë.
Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale. Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë”, shkruan ministri.