AKTUALITET, 28 Qershor 2022, 22:10

Turqia i hapi rrugë anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, Meta: Vendim i duhur për forcimin e sigurisë

Turqia i hapi rrugë anëtarësimit të Finlandës dhe

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Turqisë për t’i hapur rrugë anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Kreu i Shtetit shqiptar, me anë të një postimi në Facebook shkruan se ky ishte një vendim i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese.

Postimi i Ilir Metës:

E përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të përbashkët Trilateral që i hap rrugë anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

Vendim i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese për parimet dhe vlerat demokratike.