TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqiptarët duket se kanë zhvendosur aktivitetin e kultivimit të kanabisit në Itali.
Mediat italiane raportuan mëngjesin e së martës finalizimin e një operacioni ku ranë në pranga 11 persona nga të cilët gjashtë janë shqiptarë.
Ata akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të drogës si dhe armëmmbajtje pa leje.
Nga hetimet u zbulua se grupet kriminale kanë zhvendosur prodhimin e drogës nga Shqipëria në provincat e Barit dhe Foggia-s.
Në operacion u sekuestruan dy plantacione në serra brenda të cilave kishte mbi 8000 bimë marijuanë.
Hetimet dokumentuan shpërndarjen në zonat Foggiano dhe Brindisi dhe transportin nëpërmjet korrierëve shqiptarë. Arrestimet u kryen në Pulia dhe Lombardi.