TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për të protestuar kundër qeverisë, i janë bashkuar një sërë personalitetesh në vendin tonë.
Mes tyre, është edhe aktori Mehdi Malkaj. Gjatë një takimi që Berisha po zhvillon me aktivistët, Malkaj tha se protestat kundër qeverisë të bëhen si qëndresa për Teatrin Kombëtar.
Ai kujton kohën e shembjes së godinës së teatrit, për të cilën tha se policia shkoi dhe rrahu protestuesit.
“Unë personalisht do u këshilloja një gjë. Do të thosha se duhet të veprojmë si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Jemi në vitin e pestë të protestës. Në shi, në borë, në breshër na kanë ardhur na kanë rrahur dy herë. Na kanë rrahur me dashuri, për të mos gënjyer. I kapën në gjumë njerëzit. Nuk i nxorrën njerëzit, kot shpëtuam. Jemi në vitin e pestë të protestës. Çdo gjë për mua fillon tek liria dhe mbaron tek liria. Derdhet gjak pafund për të fituar lirinë, por duhet më shumë gjak për të mbrojtur lirinë” – tha Malkaj.