TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 47-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjorica” u bë arrestimi i B.O, 47 vjeç banues në banues në njësinë administrative Gjoricë, Bulqizë .
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në vitin 2020 nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë Fier, në një ambient në përdorim të këtij shtetasi, i është gjetur një sasi lëndë narkotike canabis sativa.
Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.