TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një atentat i dështuar me tritol ka ndodhur sot në Shkodër. Pakoja e dyshimtë, e cila u gjet në rrugë rezultoi se ishte lëndë eksploziv dhe ishte vendosur në afërsi të mjetit të Drejtoreshës të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Suida Kuka.
Forcat xheniere të ardhura nga Tirana bënë shpërthimin e kontrolluar. Për fat të mirë nuk pati persona të lënduar.
NJOFTIMI I POLICISË PER NGJARJEN
Në vijim të informacionit paraprak për një pako të dyshimtë që u konstatua në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në afërsi të një mjeti “Range Rover”, në pronësi të shtetases S. K., banuese në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër, ju informojmë se:
Në vendin ku u konstatua pakoja e mbyllur erdhi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të pakos, brenda së cilës rezultoi se kishte lëndë eksplozive.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.