AKTUALITET, 23 Shtator 2023, 14:15

Digjet banesa e braktisur në Durrës/ Vetëm dëme materiale, dyshohet se u vu qëllimisht nga endacakët

Digjet banesa e braktisur në Durrës/ Vetëm dëme materiale,

Një banesë e braktisur ka marrë flakë pasditen e djeshme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në në lagjen nr. 17, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur nga disa endacakë, të cilët strehoheshin në këtë banesë. 

Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia vijon hetimet për kapjen dhe identifikimin e autorëve të zjarrvënies.