AKTUALITET, 29 Prill 2022, 15:57

Transportonte klandestinë të ardhur nga Greqia, arrestohet në Gjirokastër gardisti

Transportonte klandestinë të ardhur nga Greqia, arrestohet në

Një punonjës i Gardës është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi transportonte klandestinë të ardhur nga Greqia.

Antitrafiku në Gjirokastër ka vënë në pranga ish-punonjësin e SHÇBA me iniciale I.Q., 41 vjeç, aktualisht punonjës i Gardës së Republikës.

Mësohet se gardisti kishte mbushur furgonin me klandestinë me destinacion Tiranën. Gardisti u prangos prangos për trafik klandestinesh me qëllim fitimi.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 16”.

Transportonte 18 emigrantë nga vendet e treta, vihet në pranga 41-vjeçari, me detyrë trup shërbimi në Gardë.

Sekuestrohen një automjet dhe një aparat celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe AMP, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 16”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi I. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë trup shërbimi në Gardën e Republikës së Shqipërisë).

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin tip furgon, 18 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, thuhet në njoftimin e policisë