AKTUALITET, 29 Prill 2022, 12:12

Takimi me zyrtarët e lartë të DASH, kryeministri Rama zbulon çfarë u diskutua në takimin kokë më kokë

Takimi me zyrtarët e lartë të DASH, kryeministri Rama zbulon

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga takimi me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried!

Rama ka publikuar fotografi nga zyra e tij me zyrtaren e lartë të DASH, ku thekson se pjesë e diskutimit ka qenë reforma në drejtësi, vetoja Bullgarisë dhe mbështetja që SHBA-të po i japin sipas tij projektit të Ballkanit të Hapur.

“Kryeministria – Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.

Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur

Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse", shkruan Edi Rama.

Takimi me zyrtarët e lartë të DASH, kryeministri Rama zbulon