AKTUALITET, 29 Prill 2022, 14:55

Do të udhëtoni drejt Italisë? Ja rregullat në fuqi që duhet të dini para se të niseni

Do të udhëtoni drejt Italisë? Ja rregullat në fuqi që

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka publikuar udhëzimin që duhet të dini nëse do të udhëtoni drejt Italisë deri më datë 31 maj 2022.

I vetmi kusht për të udhëtuar në Itali është pajisja me certifikatën e vaksinimit, certifikatën e shërimit ose testi negativ për Covid-19.

NJOFTIMI

“Nëse nuk plotësoni një nga kushtet e green pass, aplikohet karantinë 5 ditore dhe test në fund të izolimit”.

‼️ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për udhëtimet drejt Italisë, aplikohen këto rregulla deri më datë 31 maj 2022:

- Lejohet udhëtimi për çfarëdo arsye.

- Mjafton të plotësohet një nga kushtet e green pass: certifikata e vaksinimit, certifikata e shërimit ose testi negativ për Covid-19.

- Fëmijët deri në moshën 6 vjeç janë të përjashtuar nga këto rregulla.

- Nëse nuk plotësoni një nga kushtet e green pass, aplikohet karantinë 5 ditore dhe test në fund të izolimit.

Për ℹ️ më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ: