AKTUALITET, 29 Prill 2022, 11:41

Legalizimi i kanabisit/ Ministri i Brendshëm tregon si do e kontrollojë qeveria tregun: Ligj të posaçëm për ata që do të lejohen të mbjellin

Legalizimi i kanabisit/ Ministri i Brendshëm tregon si do e

Ministri i Brendshëm shqiptar, Bledi Çuçi lajmëroi sot se qeveria do të hartojë një ligj të posaçëm strikt që do përcaktojë rregullat për mënyrën se si do mbillet kanabisi për qëllime mjekësore, vendi si dhe mënyrën për të marrë licencën.

Në një deklaratë për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi theksoi se “disiplinimi me ligj do të jetë strikt e s’do të ketë të bëjë me hapësirë për çdo kënd që do të mbjellë në mënyrë të jashtëligjshme”.

Pyetje: Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore, si do ta kontrollojë qeveria që mos të kemi kultivim në tregun informal?

Ministri Bledi Çuçi: Nuk ka lidhje kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore e industriale me kultivimin e jashtëligjshëm.

Për ta legalizuar mbjelljen kultivimin për qëllim mjekësor e industrial e do e bëjmë me një ligj të posaçëm e ky ligj do të përcaktojë rregulla shumë strikte për mënyrën si do të mbillet, për mënyrën si merret licenca për të mbjellë vendet ku do të mbillet dhe bashkëpunimin me vende të tjera të OECD …disiplinimi me ligj do të jetë strikt e s’do ketë të bëjë me hapësirë për çdo kënd që do të mbjellë në mënyrë të jashtëligjshme.