TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimi me zyrtaren e lartë të DASH.
Sipas tij në diskutim është folur për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, por edhe shtetin e së drejtës.
Alibeaj po ashtu tha se gjate diskutimit nga zyrtarja e larte e DASH mori garanci për një opozite demokratike dhe pro amerikane.
“Pata kënaqësinë që të prisja zyrtaren e DASH. Diskutuam dhe folën për çështje të rëndësishme që Shqipëria është duke përballur. Çështje që lidhen me zgjedhjet, krimin e organizuar, shtetin e së drejtës. Po kështu edhe çështje të rëndësishme si ajo e luftës kundër korrupsionit.
Nuk mund të lija pa diskutuar marrëdhënien që PD ka pasur me SHBA. Me kënaqësi vura re dhe pashë mbështetjen që SHBA kanë me PD.
Mora mbështetjen e zonjës dhe të DASH për mbështetjen e një opozitë të fortë dhe të qëndrueshëm, një opozite pro amerikane që sheh nga e ardhmja. Sfidat prekin të gjithë Shqipërinë. Ky është preokupimi i PD”, tha Alibeaj.
Ndërsa i pyetur nëse u përmend emri i Berishës në takim, Alibeaj tha: Ju më njihuni se në takime diplomatike thuhet për ato çështje që janë të rëndësishme.