TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari thotë se Konventa, e cila do të mbahet më 25 korrik është një moment historik për ridimensionimim e opozitës dhe organizimin e LSI në funksion të zgjedhjeve vendore të 2023.
Me anë të një postimi në Facebook, ai thotë se përgatitja e strukturave të LSI për zgjedhjet vendore po vazhdon me ritme të shpejta.
Sipas tij, LSI është forcë përcaktuese në çdo bashki të vendit.
“Konventa e 25 Korrikut moment historik për ridimensionimim e opozitës, organizimin e LSI në funksion të zgjedhjeve vendore të 2023.
Përgatitja e strukturave te LSI për zgjedhjet vendore dhe evindentimin e përfaqësueseve dinjitoz për kandidatë në këshillat bashkiak, forcimin e organizatës së LSI dhe hapjen e saj do të vazhdojë me ritme të shpejta.
LSI është në një proces hapjeje ndaj ftojmë të gjithë të ata që duan të kontribuojnë për rrëzimin e këtij pushteti të papërgjegjshëm, antiligjor dhe autokrat t’i bashkohen forcës sonë politike.
LSI është forcë përcaktuese në çdo bashki të vendit!”, shkruan Braimllari.