AKTUALITET, 30 Mars 2023, 17:48

Konflikti me armë për pronën në Lushnje, një e plagosur (DETAJE)

Konflikti me armë për pronën në Lushnje, një e plagosur

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, këtë herë në Lushnje.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se një grua ka mbetur e plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ballagat të Lushnjës dhe dyshohet për motive pronësie. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë: 

“Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes”