AKTUALITET, 16 Korrik 2025, 10:40

Tragjike në Kurbin: Ishte duke djegur mbeturinat në bahçen e tij, flakët djegin të gjallë 78-vjeçarin në Fushë-Milot

Tragjike në Kurbin: Ishte duke djegur mbeturinat në bahçen e

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fushë-Milot të Kurbinit, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi u përfshi nga flakët e zjarrit në oborrin e banesës.

Një 78-vjeçar ka ndërruar jetën mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot. I moshuari është identifikuar si Demer Haxhiu.

Haxhiu ishte duke djegur disa mbeturina në bahçen e tij teksa papritur është përfshirë nga flakët. Referuar burimeve për media, zjarri ka dalë nga kontrolli duke çuar në vdekjen fatale të të moshuarit.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë shërbimi i zjarrfikëses, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.