AKTUALITET, 21 Qershor 2023, 20:53

Tragjike në Krujë, goditet nga makineria, humb jetën punonjësi i fasonerisë

Tragjike në Krujë, goditet nga makineria, humb jetën
Foto ilustruese

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një fasoneri në zonën e Krujës, ku ka humbur jetën një 35-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Thumanë, Krujë, ku viktima është identifikuar si T. L.

Burime zyrtare të policisë, së 35-vjeçari është goditur nga një tranxhë (mjet prerës) dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

‘Më datë 21.06.2023, në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. L., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’, njofton policia.