TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ksamili është një nga destinacionet më të populluara në hartën turistike të vendin tonë, por duket se është harruar nga institucionet lokale për sa i përket investimeve.
Në Ksamil ka javë që turistët nga mbarë bota kanë mbërritur për pushime. Teksa mahniten nga ujërat e kristalta të Jonit mbeten të zhgënjyer nga infrastruktura rrugore pak metra larg detit.
Për të shijuar bregdetin e Ksamilit fillimisht duhet të kalosh përmes këtyre rrugëve, me gropa dhe pa vijëzime. Sipas pushuesve modernizimi i infrastrukturës turistike në qytezë nuk shkon paralel me infrastrukturën rrugore.
“E gjetëm nga interneti, e pamë, na pëlqeu dhe vendosem të vijmë, çmimet dhe çdo gjë sipas vendit janë në rregull, por duke marrë parasysh që është vend kaq i frekuentuar duhet të ketë investime më të mëdha në infrastrukturë e kudo tjetër, sepse deti na pëlqen shumë”, thotë një turiste portugeze.
Kjo pushuese italiane mbërriti në Shqipëri pasi i biri i sugjeroi Ksamilin. Rrugët e lëna në mëshirë të fatit dhe çdo shërbim tjetër publik i munguar i kanë rënë në sy.
“Ne erdhëm në Shqipëri sepse pamë fotografi të Ksamilit, sepse djali jonë erdhi këtu në Shqipëri 4 vjet më parë dhe i la një shije të mirë ky vend, por sa i përket rrugës, duhet parë dhe duhet rregulluar sepse një vend kaq i bukur nuk mund të jetë në këtë gjendje. Duhen investime dhe duhet edhe të pastrohet. Çdo gjë tjetër na pëlqen, koha e mirë dhe natyra e mirë”, shprehet ajo.
Përveç infrastrukturës rrugore, shpesh herë ka probleme me furnizimin me ujë apo edhe rrugët e ndriçuara gjatë natës.