TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas ‘thyerjes’ së saj me ish-kryeministrin Sali Berisha, duke shkëputur kështu çdo bashkëpunim, vjen lëvizja e radhës nga Evi Kokalari. Kjo e fundit tha sot në News24 se kjo lëvizje lindi nga nevoja dhe se ideja ishte në fund të vitit të kaluar.
Sipas Kokalarit, Lëvizja Konservatore erdhi në momentin e duhur, ndërsa shtoi se 30% e grupimit, synohet të jenë nga diaspora.
Mes të tjerash ajo sqaroi se kjo Lëvizje do të jetë me kryetar ose me bord, duke shtuar se pjesë e saj do të jenë emra të rinj.
DEKLARATA E KOKALARIT PER 'THYERJEN' ME BERISHEN
“Koalicioni me Metën i vuri kapakun, sidomos kur ky humbi vulën në gjykatë; ky nuk dëgjoi opinionin e demokratëve por i çoi nën logon me Ilir Metën. Kjo i vrau shumë demokratët, të gjithë dhanë mbështetjen por asnjëri nuk donte një koalicion me Metën.
Momenti që vendosa se e kam humbur besimin komplet, ishte momenti që ky ka dalë në mëngjes pas forumit rinor dhe ftoi Besart Xhaferin në zyrë, pa mbaruar, ndërkohë që pjesa tjetër po sillnin ankimet dhe problemet që kishim, por ai e mbylli garën. Ai ka qenë lider për një kohë shumë të gjatë dhe nuk duhet ta kishte lejuar. Aty filloi zhgënjimi total, se deri në atë moment po mundohesha të thoja shiko se ç’po ndodh me forumin rinor”, -tha Evi Kokalari pak ditë më parë.