AKTUALITET, 21 Qershor 2023, 18:20

Gara për kreun e PD zyrtare, ja kush është rivali i Bashës në zgjedhjet e 29 korrikut

Gara për kreun e PD zyrtare, ja kush është rivali i Bashës

Zbulohet emri i dytë në garën për kryetar të Partisë Demokratike zyrtare, një ditë pas zyrtarizmit të kandidaturës së Lulzim Bashës.

Mësohet se përballë Bashës do të jetë Gjergji Hani, ish-i dënuar politik. Tashmë pritet një mbledhje e kryesisë së PD-së për formalizuar kandidaturat dhe dy emrat do t’i kalojnë Kryesisë së PD-së për miratim.

Nga ana tjetër Kryesia do të mblidhet brenda datës 23 dhe më 24 qershor fillon dhe fushata për kryetar nëpër degët e PD-së zyrtare.