AKTUALITET, 21 Qershor 2023, 20:16

Aksident me vdekje në Durrës, u përplas mbrëmë nga makina, 22-vjeçarja ndërron jetë në spital

Aksident me vdekje në Durrës, u përplas mbrëmë nga

Një aksident me pasojë vdekjen e një vajze të re ka ndodhur mbrëmë në Durrës. Mësohet se 22-vjeçarja Erisa Aliaj ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga mjeti që lëvizte me shpejtësi.

Ajo është dërguar menjëherë drejt spitalit të Durrësit, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra duke ndërruar jetë ditën e sotme. Sakaq, policia ka arrestuar drejtuesin e identifikuar si Indrit Uka, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

"Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45, në lagjen nr.17/1, Durrës, shtetasi I. U., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen E. A., 22 vjeçe, (këmbësore) e cila është dërguar në spitalin rajonal Durrës dhe ndodhej nën kujdesin e mjekëve, shtetasja E. A, për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën ditën e sotme, në spital.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, menjëherë pas aksidentit bënë arrestimin e shtetasit I. U., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.", thuhet në njoftimin e policisë.