TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas miratimit të projektligjit për lejimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore, vjen një reagim nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Në mesazhin e tij, delegacioni i bën thirrje Qeverisë që të mos ndërpresë konsultimet me BE-në. Në një prononcim për Panorama TV, zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri i kujton Qeverisë që të marrë vendime duke pasur parasysh aftësinë e institucioneve ligjzbatuese në vend.
“Në mars të këtij viti, shërbimet e BE-së kishin dhënë komente paraprake në veçanti për aspektet e zbatimit të projektligjit. Megjithatë, ende nuk e kemi parë draft dokumentin, i cili është miratuar nga Këshilli i Ministrave. Shërbimet e BE-së u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare të vazhdojnë konsultimin me BE-në për nismat legjislative në lidhje me kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor dhe industrial”, thuhet në reagimin e BE. Po ashtu, zyra e BE në Shqipëri i kujton Qeverisë që duhet të marrë vendime duke patur parasysh aftësinë e institucioneve ligjzbatuese.
“Delegacioni i BE-së është në dijeni për miratimin nga Qeveria shqiptare të një projektligji për të lejuar kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Në këtë kontekst, çdo nismë që lejon kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale duhet të vlerësohet tërësisht në raport me aftësitë administrative dhe ligjzbatuese të vendit”- thuhet në reagim. Qeveria miratoi të premten që shkoi projektligjin për kultivimin e kanabisit për qëllim industrial. Megjithatë nisma e qeverisa ka hasur kundërshti edhe nga opozita e cila e ka konsideruar si taksë që kryeministri Rama paguan ndaj bandave të cilat e mbajnë në pushtet.