AKTUALITET, 17 Mars 2026, 11:21

Tragjike/ Aksident i rëndë në Tiranë, autoboti i ujit i UKT përplas për vdekje gruan që qarkullonte me motoçikletë!

Tragjike/  Aksident i rëndë në Tiranë, autoboti i ujit i UKT

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur në kryeqytet.

Autoboti i ujit ka përplasur në lëvizje një grua që po qarkullonte me motoçikletë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës Civile të Tiranës.

Përplasja ishte e fortë dhe me përfundim fatal. Për pasojë, gruaja ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia Rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe nisi hetimet, teksa pritet të sqarohen rrethanat, shkaqet dhe identiteti i viktimës dhe shoferit.

Në vendngjarje shkoi edhe ambulanca me një grup mjekësh, edhe pse ndihma e parë ishte e panevojshme.

Tragjike/  Aksident i rëndë në Tiranë, autoboti i ujit i UKT