AKTUALITET, 17 Mars 2026, 10:22

VIDEO/ Nis seanca plenare në Kuvend për p/rezolutën për Iranin, karriget e opozitës pothuajse bosh! Dy deputetë i qëndrojnë larg bojkotit

VIDEO/ Nis seanca plenare në Kuvend për p/rezolutën për

Ka nisur seanca plenare në Kuvend, pas Konferencës së Kryetarëve që miratoi përfshirjen në rend dite të pr.rezolutës së PS për shpalljen e Iranit shtet terrorist.

Siç kishte paralajmëruar, opozita nuk ndodhet në Kuvend pasi ka bojkotuar seancën duke thënë se pr.rezoluta nuk është e përfshirë në rendin e ditës.

Në sallën e parlamentit, karriget e opozitës janë pothuajse të gjitha bosh, përveç atyre të Redi Muçit e Erald Kaprit.

Seanca plenare e kësaj të marte (17 mars) zhvillohet në një klimë tensioni politik, pas vendimit të Partisë Demokratike për ta bojkotuar atë.

Vendimi i opozitës shkaktoi reagimin e menjëhershëm të mazhorancës, ndërsa një ditë më parë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi bojkotin si të dëmshëm dhe hodhi poshtë akuzat për shkelje të procedurave në thirrjen e Kuvendit.