AKTUALITET, 16 Mars 2026, 23:41

Lufta në Iran, Nazarko: Nuk po shkon drejt përshkallëzimit, ka hapësira për paqen

Lufta në Iran, Nazarko: Nuk po shkon drejt përshkallëzimit, ka

Analisti Mentor Nazarko u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se përtej luftimeve mes palëve në luftën ndaj Iranit, ka shpresë për paqe. Ai përmendi si shembull negociatat e nisura nga Franca, apo i dërguari i presidentit Trump për Lindjen e Mesme.

“Unë nuk besoj se po shkon drejt përshkallëzimit sepse edhe mospërfshirja e vendeve të BE qoftë edhe me një mision si shoqërimi i anijeve çisterna, tregon se diplomacia po funksionon. Ka një përpjekje franceze për të negociuar.

Edhe emisari Witkof ka kanale të drejtpërdrejta me Iranin dhe duhet të kuptojmë se cili është objektivi minimal i amerikanëve, sepse ju thatë që Trumpi po i ndryshon deklaratat vazhdimisht. Është marrja e uraniumit që shërben për të bërë 12 bomba, unë mendoj se ka hapësirë për paqen”- u shpreh Nazarko.