AKTUALITET, 16 Mars 2026, 23:07

"Iranianët ndihmuan shqiptarët dhe UÇK!"/ Debat i fortë mes Haxhiut dhe Jazexhi: Jo, jo, mos fol sikur ishe në mal me iranianët

"Iranianët ndihmuan shqiptarët dhe UÇK!"/ Debat i

Në emisionin "Të Paekspozuarit" ka patur një debat mes Baton Haxhiut dhe Olsi Jazexhi, lidhur me rezolutën që pritet të miratojë Kuvendi i Shqipërisë, ku Irani do të përcaktohet shtet sponsor i terrorizmit.

Jazexhi deklaroi se iranianët i kanë ndihmuar shqiptarët, madje edhe UÇK-në, çka provokoi debat të fortë, me Haxhiun që e quajti dezinformim. 

Debati:

Baton Haxhiu: E kam përjetuar diktaturën dhe e kam përjetuar njeriun iranian. Respekt për ato që kam parë dhe historinë e tyre. Por, kam jetuar nën një regjim, që e ka patur një diktator të pëmëshirshëm, ai ka qenë Millosheviçi. Ti ndoshta e ke përjetuar Hoxhën, por fundin e tij. Ajo që ka ndodhur në Iran, mendoj se të gjithë ne, realisht, do të duhej ta dënonim Gardën Revolucionare, e cila vret 25 mijë njerëz. Pse duhet në këtë moment, realisht ta dënojme më nje rezolutë Gardën Revolucionare.

Olsi Jazexhi: Pse jo IDF-në izraelite që vrau 100 mijë njerëz? 

Baton Haxhiu: Të ndalemi te koncepti intelektual dhe shtetëror. Po flasim për propagandën tënde, por se çfarë është shtetërore nuk e prek fare. E vetmja mundësi për të qenë pjesë e një aleance, ne mund të themi se vuajnë popullata dhe të themi se është gjë e keqe bombardimi, por si variant shtetëror nuk themi dot është e keqe. Është gjeopolitikë, interes amerikan, përplasje qytetarëimi, përplasje për të krijuar rendin e ri botëror.

Olsi Jazexhi: Pjesa intelektuale do të na kërkonte të mos ishim me kriminelët zionistë që kryen genocid.

Baton Haxhiu: Në asnjë moment, kurrë në jetë nuk mund të përkrah atë që ka bërë Izraeli në Gaza, sot e një mijë vjet. Pse duhet bërë rezoluta? Fuqia jonë është morale në këtë moment, nuk është fuqi që përcakton fatin e Iranit. Gjithmonë risku është i madh, por në këtë moment, kur Amerika dhe të gjithë shtetet e BE, e kanë shpallur Gardën Revolucionare si terroriste, sponsorizuesit e terrorizmit janë shtesë e jona, kam rezervat e mia, pasi ka të bëjë me shtetin. Sot do të thoja se Garda Revolucionare duhet të shpallet terroriste, por nuk do të thoja shteti. Shteti është problem.

Ermir Gjinishi: Rama ka disa standarde të dyfishta. Ne jemi prekur nga lufta e Kosovës, nuk më ka shijuar fare, refuzimi që kryeministri bëri për njohjen e genocidit në Kosovë.

Baton Haxhiu: Nuk e bën dot, pasi duhet të shpallet zyrtarisht një shtet që ka bërë genocid.

Ermir Gjinishi: Bota njeh genocidin serb në Bosnje.

Olsi Jazexhi: Irani ka mbatjur anën e myslimanëve dhe shqiptarëve në luftrat që kanë ndodhur në Ballkan. Të mos ishte ndërhyrja e Iranit për të thyer embargo, serbët do të kishin vijuar me masakrat kundër myslimanëve boshnjakë.

Baton Haxhiu: Ku e ke këtë fakt?

Olsi Jazexhiu: Gjithandej. Irani qëndroi në krahun e shqiptarëve myslimanë. 

Baton Haxhiu: Asnjëherë, jep informaicon të gabuar. Jo, jo, të lutem.

Olsi Jazexhi: Ke patur luftëtarë të Gardës Revolucionare që kanë ardhur dhe kanë financuar.

Mentor Nazarko: Kanë refuzuar publikisht.

Baton Haxhiu: Ta jap argumentin kur ti analizon, por jo kur ti jep informatë të gabuar pa referencë. Në vitin 1997, pas takimit në State Department të njerëzve të CIA në Tiranë me UÇK, gjëja e parë që është kërkuar, asnjë takim me organizma iranianë. Fotografia e parë që ka dalë…

Olsi Jazexhi: Iranianët kanë ardhur të ndihmojnë shqiptarët, ndërkohë Ariel Sharon mbështeste Netanyahun dhe..

Baton Haxhiu: Ti po flet sikur ke qenë me iraninët në mal dhe ke parë duke u refuzuar. Te kjo pikë, jam pjesëmarrës, nuk guxoj me gabu dhe me të lënë ty me gabu.

Olsi Jazexhi: Sapo e pranuat që erdhën iranianët për të dhënë ndihmë dhe nuk pranuan amerikanët. Ka patur degë të UÇK që kanë bashkëpunuar.