TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për luftën në Iran, e cila vijon dhe tashmë është e fokusuar te ngushtica e Hormuzit.
Gjinishi tha se refuzimi i BE dhe NATO-s, pas kërkesës së Trump për të siguruar ngushticën e Hormuzit, është momenti më i vështirë i Trump. Analisti tha se pavarësisht se është superfuqi ushtarake, SHBA nuk po arrin objektivat që ka vendosur vetë në Iran, ndërkohë tha se për Iranin, nëse nuk ndërrohet regjimi, kjo konsiderohet si fitore.
"Kemi thënë edhe në diskutimet e fundit, skenarët për mbylljen e luftës, një nga skenarët, shpallje e njëanshme e fitores. Këtu nuk ka humbës në kuptimin klasik. SHBA, një fuqi globale shumë e madhe por objektivat që vendosën ata nuk u arritën. Për Iranin, mjafton të mos ndërrosh regjimin dhe e konsideron fitore. Çfarë po ndodh? Ndërkohë që flasim dhe njëra palë shpall fitoren, pala tjetër, thotë lufta do të vazhdojë dhe luftën do ta mbyllim ne. Nuk pranojnë marrëveshje direkte dhe mbylljen e luftës pa palë të treta, Kina apo Rusia.
Megjithatë, më bën përshtypje çështja e Hormuzit.
Aleanca e Hormuzit që ftoi Trump, është e dështuar. Bëri thirrje BE, Azisë dhe vendeve të gadishullit, asnjë shtet nuk është përgjigjur. Jo vetëm kaq, por BE doli me qëndrim teknik, që çlirimi dhe siguria e Hormuzit është i pamundur teknikisht, sepse duhen 50 anije lufte për të siguruar tre cisterna, ndërkohë aty kalojnë 100 cisterna.
Aleanca që bëri SHBA për të menaxhuar detin e kuq, dështoi gjithashtu.
Ajo që ka rëndësi, Presidenti Trump, nga një njeri që kritikonte vendet e NATO dhe BE, tani BE dhe NATO po refuzojnë qëndrimin e Trump. Mendoj se ky është momenti më i vështirë i Presidentit Trump.
Politika e jashtme e Trump, dhe lufta në Iran, mund të nxisë rënien e SHBA, situata e SHBA me aleatët është e ngjashme me luftën e Irakut, kur president ishte Bush, por atëherë mori mbështetjen e Britanisë, sot jo.
Pakënaqësia brenda SHBA është rritur, 73% e amerikanëve janë kundër luftës në Iran.
Presidenti Trump, në të gjithë analizat, politika e tij nuk ka forcuar SHBA-të, është futur në një kolaps, problemi është si do të jetë rrugëdalja, sepse SHBA nuk mund të dalë e humbur nga ky konflikt.
Kanë dështuar interlokutorët, Turqia, Kina, e me rradhë. Kanali 12 izraelit para se të vinim këtu, tregonte se Witkof dhe ministri jashtëm i Iranit po bisedojnë për të gjetur formulë për paqen.
Mendoj se lufta nuk do të zgjasë 4-6 javë, kleçka është si do të zgjidhet çështja e Hormuzit", deklaroi Gjinishi.