TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuk është sekret që prokurorët e SPAK gjithnjë kanë pasur pakënaqësi për drejtuesit e niveleve të larta në policinë e shtetit. Si Altin Dumani, ashtu edhe Klodian Braho nuk e kanë fshehur asnjëherë zhgënjimin duke e artikuluar disa herë në publik.
Por një nga kandidatët për drejtor të përgjithshëm të policisë së shtetit, mund të jetë më i pëlqyeshëm se të tjerët nën optikën e Prokurorisë së Posaçme dhe për pasojë mund ta zbusë mungesën e besimit që ekziston mes institucioneve.
Në foton më lart është kandidati për drejtor të përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita, së bashku me prokurorin e SPAK, Altin Dumanin.
Takimi nuk është zyrtar. Altin Dumani duket i veshur casual, me pantallona të shkurtra dhe të dy, me gjasë janë në ndonjë lokal në bregdet, duke kaluar momente miqësore.
Por pikërisht kjo marrëdhënie e afërt, personale e Skënder Hitajt me Altin Dumanin mund të jetë një pikënisje e mirë, një garanci më shumë që një drejtor policie të ketë një bashkëpunim më të mirë me SPAK.
Si drejtues i policisë së Fierit, Skënder Hita ka mbi supe akuza të shumta nga opozita. Gjatë zgjedhjeve, i dërguari i PD-së në Fier, Gazment Bardhi e akuzonte si ushtar të Belinda Ballukut duke paralajmëruar se do t’i bënte padi në SPAK. Por fotoja e zbuluar nga Lapsi.al tregon se gjërat nuk ishin kaq të thjeshta.