AKTUALITET, 2 Gusht 2022, 12:54

Gledis Nano shkon në SPAK, hera e dytë brenda pak ditësh

Gledis Nano shkon në SPAK, hera e dytë brenda pak ditësh

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka mbërritur paraditen e së martës në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve që Nano shkon për takime në Prokurorinë e Posaçme.

Sikurse herën e parë, edhe sot, nuk ka të dhëna se për çfarë temash dhe dosjesh është biseduar nga ana e kreut të Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të lartë të SPAK.