AKTUALITET, 3 Dhjetor 2025, 22:53

Tragjedi për familjen nga Tropoja, vdes babai, disa orë më pas ndërron jetë edhe i biri

Tragjedi për familjen nga Tropoja, vdes babai, disa orë më pas

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Qokaj me origjinë nga Nikaj Merturi Tropojë, por me banim në Lushnjë, ku brenda pak orësh kanë humbur jetën babë e bir.

Fillimisht ndërroi jetë 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj. Ndërsa i biri, 49-vjeçari Besnik Qokaj, i cili një ditë më parë kishte njoftuar humbjen e të atit, u gjet pa shenja jete vetëm pak orë pas ceremonisë mortore.

Sipas familjarëve, Besniku ishte shtrirë për t’u qetësuar në mbrëmje. Bashkëshortja shkoi ta zgjonte, por ai nuk reagoi dhe më pas u konstatua i vdekur.

Tragjedi për familjen nga Tropoja, vdes babai, disa orë më pas

Ata që e njihnin e përshkruanin Besnik Qokajn si një njeri të rrallë dhe shembull për komunitetin lushnjar.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe në qytet, ku familja Qokaj njihej për kontributin dhe respektin e fituar ndër vite.