AKTUALITET, 3 Dhjetor 2025, 19:04

Salianji nis foltoret nga Durrësi: PD duhet të përgatitet për të mundur Ramën! Thirrja e demokratëve duhet të rëndojë në peshën e çdo politikani

Salianji nis foltoret nga Durrësi: PD duhet të përgatitet

Ka nisur "Foltorja" e ish-deputetit Ervin Salianji në Durrës. Krahas qindra të pranishmëve, takimit i janë bashkuar edhe Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja.

Gjatë fjalës së tij, Salianji pohoi se PD duhet të përgatitet për të mundur Ramën.

“Rizgjim i PD-së, sepse ju jeni heronjtë e PD-së; keni sakrifikuar dhe keni dhënë kontribut duke u përballur me autokracinë, dhe në këmbim s’keni kërkuar asgjë veç vëmendjes, dëgjimit dhe ndarjes së shqetësimeve që secili ka për fuqizimin e PD-së. Demokratët janë duke thirrur, Shqipëria është duke thirrur; thirrjet e tyre s’duhen relativizuar dhe nuk duhen injoruar.

Këto thirrje janë dhimbje që rëndojnë dhe duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësisë së çdo politikani. E kam ndjerë këtë thirrje dhe përgjegjësia jonë duhet të jetë e qartë: PD-ja duhet të përgatitet të udhëheqë ndryshimin që të gjithë po presin. Ky ndryshim nis edhe nga kjo sallë, si takimi i parë që zhvillojmë me demokratët, nga kjo energji që është e pashtershme në PD, por që nuk i jepet mundësia,” -tha Salianji.