TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas takimit që mbajti disa ditë më parë në një kafe me Ilir Alimehmetin dhe emra që në Primaret e PD-së para zgjedhjeve të 11 majit ishin më të votuarit, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji nis sot dëgjesat me qytetarët.
Mësohet se Salianji do të mbajë takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, një degë që aktualisht funksionon pa kryetar të zgjedhur. Nga burimet brenda PD, mësohet se takimit të Salianjit dhe Alimehmetit i janë bashkuar strukturat drejtuese të Degës së PD Durrës.
Mes tyre kryetari i grupit të këshilltareve të PD në bashkinë Durrës dhe ish-kryetari i foltores, Tan Burgia, nënkryetarët e Degës Vis Shuaipi, ish-deputeti Pëllumb Berisha, sekretari i Degës Arlinind Boshku, Sekretari Organizativ Nikolin Radovani dhe kryetari i fundit i zgjedhur me votë Luan Hoti, drejtues strukturash etj.
Gjithashtu takimit i janë bashkuar kandidatët më të votuar të Qarkut Durrës Aulon Kalaja, Ndrec Pjetri si edhe ish-deputetë dhe drejtues ndër vite, gjithashtu pjesa dërmuese e drejtuesve te grup seksioneve.
Ish-deputeti Ervin Salianji ka disa muaj që është liruar nga burgu i Fierit, ku vuajti dënimin prej 1 viti për shpifje ndaj zyrtarëve socialistë.