TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur takimi me strukturat e PD në qarkun e Durrësit ku merr pjesë dhe ish-deputeti i PD, Ervin Salianji. Në fjalën e tij, kandidati më i votuar nga lista e hapur e PD në këtë qark, Ndrec Pjetri tha se ky takim nuk është thirrur për interes personal.
Pjetri tha se prej 11 majit, kur PD humbi zgjedhjet, demokratët janë shpërndarë si zogjtë e korbit.
“Ne kemi vetëm një qëllim në këtë takim, atë që kemi prej humbjes së zgjedhjeve më 11 maj. Ne që atëherë nuk e dimë çdo bëjmë. Jemi bërë si zogjtë e korbit as ku jemi as ku do shkojmë. Ka nisur një protestë në Tiranë, nuk dëgjohet asnjë lloj organizimi, në ndonjë rreth të Shqipërisë, duhet të rrimë duarkryq apo duhet të ngremë zërin. Luksin për luftë të brendshme nuk e kemi, e kaluam njëherë atë histori dhe nuk i rikthehemi. Ne duhet të themi çfarë duhet të bëjmë. Ky rrugëtim nuk është për një kauzë personale, as për interes të dikujt, nëse bëhet për kauzë personal unë jam i pari që iki.”, tha ai.