AKTUALITET, 3 Dhjetor 2025, 18:37

Foltorja e Salianjit dhe Alimehmetit me strukturat e PD në Durrës, salla mbushet me demokratë

Foltorja e Salianjit dhe Alimehmetit me strukturat e PD në Durrës,

Është zhvilluar "Foltorja" e parë e i ish-deputetit të PD Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmetit,  me strukturat e partisë në Durrës. Sic shihet nga pamjet, salla është mbushur plot me demokratë, teksa të tjerë qëndrojnë jashtë

Pak para takimit, Salianji u shpreh për mediat se është shumë e rëndësishme që cilido prej politikanëve por sidomos ata të PD të kthehen tek njerëzit, tek kafet, tek takimet, tek bashkëbisedimet, për të bërë të mundur ringritjen e PD, ripërtëritjen.

"Është salla plot. Ka edhe njerëz jashtë. Është me shumë rëndësi që cilido prej politikanëve, sidomos ata të PD-së, të kthehen te njerëzit. Te kafenetë, te takimet, që të bëjmë të mundur zgjimin e PD-së dhe ngritjen e saj. Do të jem në çdo takim të demokratëve, për t’i dëgjuar njerëzit dhe për të ndarë mendimet se si PD mund të bëhet alternativë që mund ta mundë Edi Ramën.

Në këtë takim janë të gjitha strukturat e PD-së. Janë lista më e votuar e PD-së në Durrës. Janë njerëz që nuk kanë pasur përfaqësim për të qenë pjesë e strukturave. Ne kemi menduar, ashtu si edhe organizatorët, që të jetë një format ku të flitet hapur dhe qartë, për të çuar mendimet atje ku duhet. Qëllimi i çdo takimi është ringritja dhe zgjimi i PD-së. Ky është i vetmi qëllim imi!", tha ai.