AKTUALITET, 3 Dhjetor 2025, 22:46

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, policia dhe ambulanca në vendngjarje

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, policia dhe ambulanca

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradën Tiranë-Durrës.

Sipas raportimeve të para, automjeti i aksidentuar ka pësuar dëmtime të mëdha, por nuk dihet nëse ka viktima.

Policia dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa shkaqet nuk dihen ende.

Aksidenti ka krijuar trafik në autostradë, duke e bërë të vështirë lëvizjen.