AKTUALITET, 21 Gusht 2025, 09:26

Trafikanti nga Shqipëria tenton të kalojë në Kosovë me 21 kg drogë, i drejton armën policëve! Arratiset dhe braktis çantën

Trafikanti nga Shqipëria tenton të kalojë në Kosovë me

Një trafikant droge i është arratisur Policisë së Kosovës duke braktisur edhe një çantë me 21 kg drogë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, kur efektivët e Policisë së Kosovës po patrullonin pranë kufirit Kosovë-Shqipëri. Ata kanë konstatuar trafikantin, i cili mbante në dorë një çantë të zezë.

Trafikanti, ende i paidentifikuar, në këtë moment i ka drejtuar armën efektivëve, duke paraqitur rrezik për jetën e tyre. Më pas ka braktisur çantën e mbushur me drogë dhe është larguar në drejtim të maleve të vendit tonë.

“Policia e Kosovës, respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit me datën 20.08.2025, rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës së gjelbër, ka hasur në një person të dyshuar i cili ishte duke e bartur një çantë dhe ishte i armatosur.

I njëjti në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të zyrtarëve policorë, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë ndaj tyre. Zyrtarët policorë kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin duke u prezantuar, mirëpo i njëjti ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.

Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e Antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogramë (marihuanë). Për veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti i cili mbetet të trajtohet nga DHTN – Prizren”, njofton Policia e Kosovës.

Trafikanti nga Shqipëria tenton të kalojë në Kosovë me

Trafikanti nga Shqipëria tenton të kalojë në Kosovë me