AKTUALITET, 21 Gusht 2025, 09:05

Merr fund makthi/ Familja e denoncoi si të zhdukur, ish-zv/drejtori i AKSHI-t kthehet në shtëpi: Isha në jug, pata një konflikt me partneren!

Merr fund makthi/ Familja e denoncoi si të zhdukur, ish-zv/drejtori i

Disa orë pasi u raportua i zhdukur nga familjarët, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është rikthyer në shtëpi.

Në dëshminë e dhënë pas rikthimit në banesë, Shima ka sqaruar se ishte larguar drejt jugut të vendit pas një konflikti me partneren e tij. Megjithatë, ai nuk ka ofruar shpjegime të mëtejshme lidhur me mesazhin që i kishte dërguar familjes, ku pretendonte se po arrestohej nga policia.

Edhe policia, në një reagim zyrtar, tha se Shima është paraqitur vetë në komisariatin nr.1, dhe ka dëshmuar se është larguar me dëshirën e tij.

Shima u denoncua i zhdukur pasditen e së mërkurës nga nëna e tij,  e cila u paraqit në komisariatin nr.1 me dyshime se mund të jetë arrestuar, pasi në një komunikim që kishte pasur me një të afërt, kishte thënë se po e arrestonin. Nga verifikimet e kryera, rezultoi nuk kishte asnjë arrest të dhënë ndaj tij.