TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një trafik i rënduar me radhë kilometrike është regjistruar në aksin rrugor Prrenjas–Elbasan, në zonën e Librazhdit, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve ditën e sotme, 2 janar, menjëherë pas ndërrimit të viteve.
Sipas informacioneve nga terreni, shkak kryesor i situatës janë kantieret e ndërtimit të rrugës përgjatë Korridorit VIII, të cilat kanë ngushtuar ndjeshëm korsitë e lëvizjes.
Kjo, e kombinuar me fluksin e shtuar të automjeteve të qytetarëve që po kthehen pas festave të fundvitit, ka sjellë krijimin e radhëve të gjata dhe vonesa të konsiderueshme.