AKTUALITET, 2 Janar 2026, 13:59

VIDEO/ Nga Rama e Berisha te Dumani e Trump, muralet ironike, Gjergj Luca bën parashikimet e tij për vitin 2026

VIDEO/ Nga Rama e Berisha te Dumani e Trump, muralet ironike, Gjergj Luca

Biznesmeni kontravers Gjergj Luca është shfaqur me një video ditën e parë të vitit 2026, e cila ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale.

Në pamjet e publikuara, Luca prezanton një mural ku janë përfshirë figura të njohura të politikës dhe jetës publike, mes tyre kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha, “vetingu i Dumanit”, si edhe presidenti amerikan Donald Trump, së bashku me personazhe të tjerë të njohur.

Murali mbart një qasje të fortë ironike dhe simbolike, ndërsa gjatë prezantimit të tij, Luca nuk i ka kursyer batutat dhe ironinë ndaj zhvillimeve politike dhe klasës drejtuese.