TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Orikum, ku një grua humbi jetën dhe bashkëshorti i saj u gjet i vetëvrarë.
Burime bëjnë me dije se pas një konflikti të dhunshëm, burri dyshohet se e ka dhunuar bashkëshorten dhe më pas e ka transportuar atë në urgjencën e spitalit, ku ajo ka mbërritur pa shenja jete.
Hetimet paraprake ngritin dyshime se, përveç dhunës fizike, viktima mund të jetë mbytur me duar.
Pasi e ka lënë gruan në spital, autori është kthyer në banesë, ku më pas dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij. Çifti kishte dy fëmijë, ndërsa familjarët kanë deklaruar për policinë se kohët e fundit marrëdhënia mes bashkëshortëve ishte e tensionuar dhe ata ndodheshin në prag të ndarjes.
Sipas të afërmve, konfliktet mes tyre nuk ishin denoncuar më parë në polici. Hetuesit dyshojnë se problemet e vazhdueshme familjare mund të kenë qenë shkaku që çoi në këtë ngjarje të rëndë. Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.