AKTUALITET, 2 Janar 2026, 12:48

FOTO-LAJM/ Pas shiut në Kukës, ylberi zbukuron Rrugën e Kombit

FOTO-LAJM/ Pas shiut në Kukës, ylberi zbukuron Rrugën e Kombit

Reshjet e shiut të rëna pasditen e sotme në Kukës kanë sjellë një pamje të veçantë në aksin Kalimash–Kukës, të Rrugës së Kombit ku pas ndërprerjes së reshjeve është shfaqur një ylber i dukshëm, duke krijuar kontrast mes reve të errëta dhe dritës së diellit.

Pamja në këtë segment rrugor, e ka kthyer për disa minuta rrugën malore në një tablo natyrore mbresëlënëse. Reshjet nuk kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullim, ndërsa autoritetet këshillojnë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë.