AKTUALITET, 2 Janar 2026, 12:09

Gjashtë të plagosur/ Moti i keq, probleme në Rrugën e Kombit, ngricat shkaktuan 3 aksidente

Gjashtë të plagosur/ Moti i keq, probleme në Rrugën e

Moti i keq me reshje shiu te cilat u shoqeruan me ngrica krijuan probleme në rrugën e Kombit. Per shkak te prezences se akullit, pergjate segmentit Milot-Kalimash u regjistrun tre aksidente rrugore, ku janë përfshirë rreth 15 automjete, mes tyre një mikrobus me pasagjer dhe një autoambulancë e koncesionarit.

Nga aksidentet u dëmtuan gjashtë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Rrëshenit dhe fatmiresisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njësia e Autostradave po monitoron situatën dhe lëvizjen e mjeteve, duke u kërkuar drejtuesve të automjeteve që të jenë të pajisur me goma dimërore. Ndërkohë, firmat mirëmbajtëse janë vënë në lëvizje për hedhjen e kripës në rrugë, me qëllim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe shmangien e aksidenteve.

Megjithëse ulja e temperaturave ishte paralajmëruar, ka munguar nderhyrja ne kohe per hedhjen e kripes ne rruge e po ashtu shumë drejtues mjetesh nuk i kanë marrë masat e nevojshme dhe janë gjetur të papërgatitur.