TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në Lezhë, ku fatkeqësisht humbën jetën një çift bashkëshortësh, Petrit dhe Elona Florini.
Pas ngjarjes, mes atyre që kanë shprehur dhimbjen dhe pikëllimin për dy jetët e humbura, ishte edhe kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.
Njëkohësisht mësohet se i zgjedhuri vendor është edhe i afërmi i dy viktimave të aksidentit të rëndë. Vetë Ndreu e ka konfirmuar këtë nëpërmjet postimit me fjalë të ndjera për djalin e tezes dhe bashkëshorten e këtij të fundit.
“Petrit Florini, djali i tezes time me bashkeshorten Elona Florini, sot humbën jetën tragjikisht në një aksident në Lezhë! Një ngjarje tronditëse për të gjithe ne! U prehshi në paqe Petrit dhe Elona!”, shkruan Pjerin Ndreu në një status të publikuar në Facebook.