AKTUALITET, 20 Maj 2025, 10:40

‘Toyota’/ GJKKO dënon me 4 vite burg Aurel Zarkën, ish-kryeprokurori i Vlorës përfiton nga gjykimi i shkurtuar

‘Toyota’/ GJKKO dënon me 4 vite burg Aurel Zarkën,

GJKKO ka dënuar me 4 vite burgim ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 2 vite e 8 muaj burgim lidhur dosjen ‘Toyota Yaris’.

Atij i hiqet e drejta për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite.

Trupa gjyqësore, e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Bibe Ndreca dhe Rudina Palloj, ka vendosur 4 vite burg me gjykim të shkurtuar 1/3, me dënim përfundimtar 2 vite e 8 muaj dhe dënim plotësues 5 vjet jashtë funksioneve publike.

Akuzat që rëndojnë ndaj Zarkës janë ushtrimi i ndikimit të paligjshëm dhe korrupsioni mbasi sic deklaroi prokurori që e hetoi, ai komunikon përmes aplikacionit Sky Ecc me ish-oficeren Erjona Daupaj për të ndërhyrë në fatin e dosjes Toyota Auris, si dhe në dy çështje të tjera në qytetin bregdetar.

SPAK kërkoi shpalljen fajtor të tij për akuzat: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.