TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rusia ka goditur me raketë një qendër tregtare në qytetin Kremenchuk, në Ukrainën qëndrore.
Sipas presidentit Zelensky, në qendrën tregtare ka patur më shumë se një mijë persona dhe se një zjarr i madh ka nisur tashmë në objekt.
"Pushtuesit kanë goditur një qendër tregtare me mbi një mijë civilë brenda. Qendra tregtare nuk përbënte një rrezik për ushtrinë ruse dhe nuk kishte asnjë vlerë strategjike për rusët. Njerëzit thjesht donin të jetonin normalisht, çka i acaron pushtuesit kaq shumë", ka deklaruar Zelensky në Telegram.
Deri tani sipas BBC, janë konfirmuar 10 të vdekur dhe 40 të plagosur.