TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen detaje tragjike nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak minuta më parë në Berat, ku humbën jetën nëna me të birin 6-vjeçar.
Sipas News24, djali i mitur ka pasur vigon në dorë. Dyshohet se nëna dhe djali i saj kanë qenë duke ardhur nga spitali.
Ngjarja tragjike ndodhi pak më parë, ku nëna ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në lumë, duke humbur jetën bashkë me të birin.
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.